Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Me kokainë dhe 35 mijë euro cash në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Lajme të ngjashëm

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Siçili pasi në makinën e tyre u gjetën gjysmë kilogrami kokainë dhe rreth 35 mijë euro cash. Karabinierët italianë i kanë bërë shenjë të ndalonte një makinë tip “Citroen DS 4”, por shoferi nuk është ndalur.

Dy shqiptarët që ndodheshin në të kanë ndryshuar drejtim dhe pasi e kishin kuptuar se po ndiqeshin nga policia. Emrat e tyre nuk bëhen me dije, por tashmë të dy janë ndaluar dhe arrestuar.

Njëri 35-vjeç banues në Grosseto dhe tjetri 38-vjeç banues në Romë. Gjatë kontrollit të makinës së tyre nga karabinierët, u gjet gjysmë kilogrami kokainë e mbështjellë në një qese dhe rreth 35 mijë euro cash.

Policia sekuestroi gjithashtu dhe portofolët e shqiptarëve me 785 euro brenda si dhe katër celularë, të cilët do të analizohen nga specialistët. Gjykata e Apelit në Siçili ka dhënë për ta “arrest shtëpie”, të cilin dyshja po e kryen në Pulia ku kanë dhe vendbanimin.

Më shumë