Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

“Më kërkoi pronari të vrisja dikë”, këngëtari shqiptar i burgosur në Greqi apel autoriteteve shqiptare: Do më vrasin, pesë herë mezi kam shpëtuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtari shqiptar, Eduart Dreka ka kërkuar ndihmë nga autoritetet shqiptare pasi ndodhet në burgun e Korydallos ku po vuan dënimin për një krim që nuk e ka kryer.

Derka tregon se punonte “bodyguard” për dikë në Greqi, pasi ky i fundit i kërkoi të bëjë vrasje me pagesë.

“Isha bodyguard, kujdesesha për fëmijët e dikujt. Më vonë, më tha që të vrisja dikë. Thjesht kisha bërë foto me armën që më kishte dhënë pronari. Më tha ma jep se do të jap armë tjetër, por ia dha atë armë dikujt që bëri grabitje. Kështu u dënova unë. Donin të më akuzonin për vrasës serial. Nuk ka asnjë lidhje me mua, unë jam thjesht këngëtar. Kam qenë në shtëpinë e pronarit, 24 orë. Personi që ka bërë disa vjedhje ishte kushëriri im, më futi dhe mua në atë mes”, u shpreh këngëtari.

Sipas Eduardit, ish-pronari i tij ka qenë vrasës dhe tani ka paguar disa persona që ta vrasin atë në burg.

“E ka emrin Dionis Korfiates, jeton në Zaqifo, është nga Athina, ka prona, hotele, skafe. Ka vrarë një polic në 2008 dhe dy shqiptar. Unë i di se kam qenë në shtëpi. Më ka afruar lekë për të vrarë. Në vrasjen e vitit 2017, kishte paguar dikë tjetër, isha aty kur ndodhi. Unë pa bërë asgjë, kam tre vite e gjysmë këtu brenda. Prokuroria ishte e paguar nga avokatët e pronarit. Unë dyshoj që e kam nga ish-pronari të gjitha. Më kanë goditur, më kanë thyer këmbën, kam shpëtuar 5 herë”, shtoi ai.

Ai kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka nevoje për një ndërhyrje kirurgjikale.

“Kërkoj ndihmë nga shteti shqiptar, të bëj ndërhyrje. Kur më fusin në skaner dhe shohin sa është mpiksja e gjakut, habiten doktorët, thonë si jeton. Më nevojitet një operacion me patjetër”, përfundoi fjalën e tij Dreka për emisionin “Shqipëria Live”.

spot_img

Më shumë

spot_img