Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

“Më kërcënuan, unë vetëm ujitja bimët”, dënohet shqiptari që u kap me 270 mijë paund drogë, një 19-vjeçar kapet në fermë kanabisi në Angli (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një gjykatë britanike ka dënuar me dy vite burg një shtetas shqiptar, i cili u kap pak javë më parë duke u kujdesur për rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Malbor Luzi, u arrestua në 20 tetor të këtij viti në Leeds, i cili u kap në një shtëpi, në dhomat e të cilës u gjetën 489 bimë narkotike, ku vlera e tyrre nëse do të shitej në treg, kapte shifrën e 268,950 paund.  Në momentin e arrestimit shqiptarit iu gjet një celular, një shumë parash dhe një kartë identiteti.

33-vjeçari tha para gjykatës se ishte kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët narkotike. I riu tha ndër të tjera se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e bimëve. 

Ndërkohë një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi drejtonte një fabrikë kanabisi. Bëhet fjalë për Kristjan Idrizin, 19 vjeç të cilit iu gjetën 200 bimë narkotike. Avokati mbrojtës tha para gjykatës se Idrizi ishte nga Shqipëria, por kishte pasaportë italiane.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img