Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
49 %
3.1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
12 °
E martë, 31 Janar, 2023

“Më kërcënuan e më shanë nga familja”, përfaqësuesi i firmës i përgjigjet akuzave të Auron Tares: S’është dhunuar asnjë moment. Do të ndjekim…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesi i firmës që po ndërton rrugën Bënçë-Kurvelesh, Gramoz Qëndro ka reaguar pas incidentit me ekspertin e trashëgimisë kulturore, Auron Tare ditën e sotme në Tepelenë.

Qëndro nga ana e tij pretendon se Tare nuk është dhunuar në asnjë moment nga përfaqësuesit e firmës, duke shtuar se patën debat për faktin se ky i fundit nuk kishte autorizim nga bashkia për të qenë prezent në dëgjesën me banorët.

Gramoz Qëndro shtoi më tej se Tare ka ushtruar presion ndaj përfaqësuesve të firmës, duke iu thënë se do t’u hidhte pronat në lum, ndërsa firma do të ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore.

“Nuk është e vërtetë që Auron Tare është dhunuar. I kërkova sqarim Tares se pse ndodhej aty, se nuk ishte banor, i kërkova nëse kishte autorizim nga Bashkia. Është një debat mes banorëve dhe nesh. Nuk kishte asnjë lloj autorizimi nga bashkia. Auroni bënte presion të vazhdueshëm dhe na provokoi 3 ditë më parë. Ne jemi kontraktuar nga një firmë për rrugën.  Ai na tha “do ua hedh pronat në lum”. Kjo do të jetë pikë e përkohshme për inertet. Jo të gjithë banorët janë kundër punimeve. Hapat e mëtejshme janë hapat ligjore. Ne nuk funksionojmë jashtë ligjit. Ne jemi korrekt me ligjin”, u shpreh Gramoz Qëndro.

Më shumë


spot_img








spot_img