Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Më këpute shpirtin moj mami", ndahet nga jeta nëna e Anna Likës

Shkruar nga Newsbomb

Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika, si dhe motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë.

Lajmin tragjik e ka bërë me dije vetë aktorja. Anna ka postuar një foto arkive ku shihet me nënën, motrën dhe vëllain e saj, teksa ka dhënë edhe lajmin tragjik.

“Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori zoti në ditën më të shenjt që t’i të jesh ëngjëlli jonë. “Ne” përgjithmonë”, shkruan aktorja në postimin e saj.

Një mesazh për lajmin tragjik ka përcjellë edhe menaxheri  i vipave, Xhani Demika. Ai shkruan në postimin e tij se Ilda ishte një nën dhe një motër e mrekullueshme dhe që do mbetet e paharruar.

“Ahh moj Ilda Gjoni mke këput shpirtin më ke mërzit shumë, po ti ke qenë gjithmonë pozitive e dashur e gjendur, njeri me zemër të madhe dhe nuk e mendoja kur që njerëzit e mirë të dashur zoti i desht pranë vetes, nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen dhe mërzinë për ty Ilda.

Nuk doja kurrë që këto fjalë ti shkruaj për ty sepse nuk ka fjalë ti do ngelesh gjithmonë në zemrat tona dhe do ngelesh gjithmonë shembulli si një mami dhe një teze perfekte do na mungosh Ilda qofsh e xhenetit Lamtumur nga kjo botë të duam shumë do na mungosh”, shkruan ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese