Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me këngët e Noizyt në sfond dhe hudhrat për të prishur syrin e keq, çfarë po krijon Dr. Skerdi?

Shkruar nga Newsbomb
Me këngët e Noizyt në sfond dhe hudhrat për të prishur
Dr. Skerdi Faria i cilësuar ndryshe edhe si doktori i VIP-ave, është gjithashtu i “famshëm” për postimet e tij në instagram. Larg kostumit serioz të doktorit apo drejtuesit të një spitali, atij i pëlqen të përfshihet në batutat apo edhe polemikat që në rrjetet sociale janë tashmë të njohura. Këtë natyrë të Dr. Skerdit e dinë tashmë edhe ndjekësit e tij, të cilët komentojnë vazhdimisht dhe i kthehen gjithashtu me batuta postimeve të tij. Dhe në fakt, ajo që ra në sy pak ditë më parë, ishte një video ku doktor Skerdi shfaqet në ambientet e spitalit ditor KEIT, ndërsa në sfond dëgjohet një këngë e Noziyt. Bashkë me doktorin janë dhe një grup punëtorësh, ndërsa duket qartë se në ambientet e spitalit KEIT janë duke u kryer punime. Por, ndërsa doktor Skerdi dëgjohet në video që me humor i bën thirrje Noizyt të marrë në koncertet e tij edhe një nga mjeshtrat që punon në klinikë me instalimet, duket se komentuesve nuk u ka humbur një detaj. Një varg me hudhra me sa duket doktori apo dikush nga stafi e ka varur për të prishur syrin e keq.  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)

  Dhe nuk paskan faj. Kemi mësuar se surpriza e radhës do të jetë një pavijon i ri kirurgjikal me një sallë moderne operacioni dhe 8 shtretër, gjë që do të rrisë kapacitetet e spitalit ditor KEIT, që tashmë po pret pacientë nga e gjithë Europa. Kujtojmë se në muajin Qershor, Dr. Skerdi bëri publikisht të njohur rritjen e rrogave për stafin e tij për herë të dytë pas pandemisë, duke nxitur gjithashtu të rinjtë, veçanërisht mjekët dhe infermierët, të mos largohen, por të qëndrojnë në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese