Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Më ke fyer dhe lënduar”, bashkëshortja e Stines hedh akuza të rënda për kunatën: Nuk duroj dot më…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Stine është përfolur shumë nga mediat rozë për martesën e tij me Gracielën, me të cilën ka dhe një vajzë. Ndarje, bashkim, ndarje dhe përsëri bashkim kjo ka qenë historia e Stinës me bashkëshorten e tij dhe gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

E teksa të gjithë mendonim se marrëdhënie e Gracielës me familjen e Stines shkonte “vaj”, ka qenë këngëtarja ajo e cila së fundmi na ka treguar krejt të kundërtën.

Ajo i ka habitur të gjithë përmes disa postimeve në Instagram, ku shkak për këtë është bërë intervista e fundit e Alidës në Soiree së bashku me Stinen, ku e motra është shprehur se këngëtari ka mbajtur gjithmonë krahun e saj.

Pas kësaj video Greaciela ka shpërndarë dhe disa frenkuenca nga intervistat e mëparshme të Alidës, ku është përmendur marrëdhënia e Stines me Gracielën.

Siç duket, partneres së këngëtarit i kanë ardhur në majë të hundës të gjitha këto deklarata dhe ka vendosur që mos durojë më.

“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me ty pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën. Doja që motra e burrit të ishte dhe motra ime. Për këtë kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht. Prandaj do të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka dhe diçka… Mllefi im nuk vjen nga këto fyerje dhe ulje publike apo dhe jo publike që më ke bërë!!! Ka më shumë dhe më rëndë se kaq. Pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të rëndoj edhe ty po aq shumë”, shkruan Grazia për Alidën.

Më shumë

spot_img
spot_img