Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Me karafila në duar, gratë e Elbasanit në protestë pas vrasjes së Liljana Buzos nga bashkëshorti: Çoje vajzën në shkollë, jo te burri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me karafila në duar dhe pankarta gratë në qytetin e Elbasanit po zhvillojnë një marshim protestë në shenjë revolte për vrasjen e Liljana Buzos nga bashkëshorti disa ditë më parë.

Dhjetra gra janë nisur nga qendra e qytetit të Elbasanit drejt vendit ku u ekzekutua 54-vjeçarja.

“Për veten time vendos unë; Dhuna nuk ka justifikim; Çoje vajzën tek shkolla jo tek burri”, këto ishin disa nga shkrimet në pankartat e protestuesve.

Kujtojmë se Liljana Buzo më 6 maj u vra nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo pranë gjykatës së Elbasanit.

Ish-efektiv i policisë, Buzo, i përballur më herët me drejtësinë për dhunë në familje, e qëlloi me breshëri kallashnikovi  54-vjeçaren disa herë duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre.

58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Më shumë

spot_img
spot_img