Mediet italiane kanë publikuar momentin e arrestimit të këngëtares Elsa Lila në Romë.
Ajo u arrestua mëngjesin e sotëm nga karabinierët, pas një hetimi ndaj një grupi shqiptaro-italian, të përfshirë në trafikun e drogës. Këngëtarja shfaqet me pranga në duar, pallto të zezë dhe kapuç.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan në total 13 persona, mes tyre edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Ky i fundit ka qenë i arrestuar në Itali, për të njëjtën vepër penale.