Hapësire reklamuese

Politikë

Me kapuç, e akuzuan se takon subjekte të OFL, Presidenca nxjerr videon: Meta ishte në lokalin e kreut të PS në Gjirin e Lalëzit, erdhi e takoi për respekt

Shkruar nga Newsbomb
Me kapuç, e akuzuan se takon subjekte të OFL, Presidenca nxjerr

Zëdhënësi i Presidenit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet presidenti Meta me kapuç ulur në një lokal në fshatin Shën Pjetër.

Pasi u publikua një foto e shkëputur nga video Kreu i Shtetit u akuzua se takon në fshehtësi subjekte të OFL-së.

Tedi Blushi thotë se Meta është ulur në lokalin e kreut të PS së Gjirit të Lalazit dhe ky i fundit ka ardhur e ka takuar Metën në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit.

Vetë Meta tha sot se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se kapuçin e mban pasi pas vrapit nuk mund të qendrojë në erë.

Reagimi i Tedi Blushit

Lokali në fshatin Shën Pjetër, ku Presidenti Meta shfaqet në këtë video me kapuç, është pronë e një kryetari socialist në Gjirin e Lalëzit, i cili e ka takuar Presidentin Meta në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit.

Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë së Këlcyrës, qëllimisht jep një moment të prerë nga video, sepse po ta transmetonte të plotë, nuk do linte më mundësi për hamendësime.

Ndoshta Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë Këlcyrë e ka prerë videon si shenjë refleksi për të krasitur pamjet nga kamerat e sigurisë në hotelet e Këlcyrës dhe Përmetit, ku ai ka fjetur me Kryerilindasin, përfshirë dhe drekat me qershi në Peshtan.

Turp si përfundove kështu se ke patur goxha talent!

Mjerë Bashkia e Këlcyrës për Zëdhënësin e saj.

Për t’u qetësuar çoja SPAK-ut urgjent!

Bashkëlidhur dhe video, që ka publikuar sot Gazeta e Bashkisë Këlcyrë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.