Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

“Më kapi nga koka dhe më godiste në xham”, ky është shqiptari që dhunoi dhe përdhunoi ish-gruan 28-vjeçare në Greqi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi që shihni në foto është 33-vjeçari shqiptar që dhunoi dhe përdhunoi ish-gruan e tij greke.

Autori prej disa orësh qëndronte në makinë jashtë derës së ish-gruas 28-vjeçare dhe kur ish-partnerja ka dalë nga shtëpia ai e ka marrë me forcë dhe e ka futur në makinë dhe janë nisur drejt zonës së Istmit.

Gjatë gjithë rrugës ai e rrahu egërsisht 28-vjeçaren duke e goditur me grusht në kokë dhe në trup.

“Më kapi nga koka dhe po më godiste në xhamin e makinës dhe në kroskot”, ka përshkruar viktima se çfarë ka kaluar në ato momente tmerri.

Më pas ish-burri i saj tentoi ta zhvishte me forcë dhe kur ajo rezistoi, ai mori një çakmak dhe i vuri zjarrin flokëve. Tmeri për 28-vjeçaren megjithatë nuk mbaroi me kaq.

33-vjeçari e tërhoqi zvarrë në shtëpinë e prindërve të tij në Korint ku e përdhunoi dhe më pas e la të ikte. 28-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka shkuar në spital me lëndime të rënda në fytyrë.

33-vjeçari pas disa orësh kërkime është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Shqiptari dhe ish-gruaja 

 

Më shumë




spot_img








spot_img