Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.6kmh
90 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

“Më kanë vjedhur paratë”, tepelensi njofton Policinë, arrestohet për kallëzim të rremë, në shtëpi i gjejnë hashash dhe plumba

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 42 vjeçar nga Tepelena është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia pasi ka bërë kallëzim të rremë. Ai ka telefonuar uniromat blu duke pretenduar se i kishin vjedhur paratë në shtëpi, por më vonë nga hetimet ka rezultuar se ka gënjyer.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56.

Informacioni i Policisë/ Tepelenë

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi ka njoftuar shërbimet e Policisë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte bërë deklarim të rremë para punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img