Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Më kanë mbyllur në banjo,” Françeska kujton në lot adoleshencën

Shkruar nga Newsbomb
“Më kanë mbyllur në banjo,” Françeska kujton
Një ditë më parë pati një përplasje fizike mes Sarës dhe Francëskës në shtëpinë e Big Brother Vip. Vajzat me tone të larta kanë hedhur akuza dhe fyerje ndaj njëra tjetrës dhe shkak u bënë komentet e Françeskës mbi ish të dashurit e Sarës, gjë që nxiti “hakmarrjen” e moderatores. Kjo e fundit u betua se do të nxirrte nga shtëpia, madje kërkoi të dilte në nominim bashkë me të, pasi donte ta eliminonte. Sot Françeska teksa ishte duke folur me banoret nuk ka mbajtur dot lotët dhe ka treguar se në adoleshencë është bullizuar, madje edhe e kanë mbyllur në banjon e shkollës. Pjesë nga biseda mes tyre Françeska: Po më thotë mua që po bëhem viktimë. Unë vetëm viktimë që nuk jam. Kam qenë dikur viktimë, por nuk jam më. Vetëm se viktimë nuk jam. Erjola: Po ia rikthejnë traumat. Nuk është hera e parë. Françeska: Këto janë gjëra që as familjes time nuk ia tregoja, sepse janë të rënda. Erjola: Po nuk tregohen, se te gjithëve na kanë ndodhur në 9 vjeçare. Françeska: Dje mu rikthye ajo ndjesia…sepse mua dikur më kanë mbyllur në banjon e shkollës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese