Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Më kanë marrë varkën’, peshkatari ankohet te Basha, kreu i PD ngjitet në anije: Lagunën, peshkun, detin i duan për vete. Ne do të…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

92d5f7f8795d2d1078035095494857df

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është takuar sot me një grup peshkatarësh në Vlorë.

Ata i treguan Bashës vështirësitë e punës që hasin çdo ditë, si dhe kostot e larta të mjeteve të peshkimit, të cilat nuk mund t’i përballojnë dot.

Basha nga ana tjetër u premtoi se PD ka në plan për të dhënë subvencione edhe për peshkimin, ashtu si edhe për bujqësinë.

Peshkatari 1: Porti është në gjendje shumë të keqe, po të kalosh në krahun tjetër peshkatarët bankinat i kanë bërë me dërrasa, nuk ka drita, energji.

Basha: Më keq se në mesjetë!

Peshkatari 2: Po të shihni se çfarë bëhet atje, do të na jepni të drejtë.

Peshkatari 3: Na ka çuar në zero, punojmë në lagunë atje nuk na ka dhënë asnjë ndihmë, jemi 8 veta në shtëpi dhe një varkë në lagunë atje na e kanë marrë. Kam 3 fëmijë 8 veta në shtëpi dhe të papunë.

Basha: Pse ua kanë marrë?

Peshkatari 3: Sepse duan lagunën për vete.

Basha: Të gjitha i duan për vete, edhe lagunën, edhe peshkun dhe detin, gjithçka e duan për vete.

Peshkatari: Problemet e peshkimit janë nga më të mëdhatë dhe është një nga pikat që nuk është prekur nga politika. Kushtet janë, siç thash që parë nuk ka dritë, ujë, të vish në punë duhet të marrësh ujë me vete. T’i hedhësh ujë anijes duhet ta marrësh me bot. Këto janë bërë privatisht. Çdo fund viti taksat duhet të paguhen një më një.

Basha: Ju e dini se jeni të zanatit dhe unë e di që vendet Evropiane bëjnë luftë për peshkatarët e tyre. Britania e Madhe ishte e gatshme të çonte flotën ushtarake për anijet e tyre të peshkimit. Për ne peshkimi dhe agrikultura është pjesë e programit të ushqimit dhe për bujqësinë. Ashtu siç kemi futur subvencione për bujqësinë do të japim edhe për peshkimin. Kjo është një pasuri e jashtëzakonshme, ose e pashfrytëzuar, ose i janë dhënë në duart e një apo dy klientëve afër qeverisë, pra është monopolizuar. Unë kam takuar kolegët tuaj në Shëngjin, Durrës dhe Sarandë, ata thonë që duam të shkojmë për të rregulluar anijen në Itali dhe Greqi. Nuk ka subvencione për rrjetat, ç’a i kushton qeverisë të subvencionojë për blerjen e rrjetave. E dyta po kaq e rëndësishme është t’iu çlirojmë nga kjo barrë që iu ka rënë. Jo t’ua sekuestrojnë varkat, por t’iu japim grante në mënyrë që të keni mundësi të rinovoni anijet tuaja dhe të rrisni punësimin. Nuk do iu harrojmë, ashtu siç ju ka harruar ky.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img