Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Me kamion drejt Anglisë,  kush është mësuesi shqiptar që u kap duke u kujdesur për kanabisin (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar u arrestua nga  Policia në Angli, pasi u kap në një fermë kanabisi. Bëhet fjalë për shtetasin Kristian Zefi, i cili u përpoq që të arratisej nga dritarja e ndërtesës dykatëshe, por që ra në duart e oficerëve.

28 vjeçari i cili me profesion ishte mësues fiskulture, pranoi para policëve se u kujdes për bimët narkotike me një vlerë rreth 275,000 £.

Zefi u tha policive se ai ishte trafikuar në këtë vend dhe pretendoi se ishte rrahur, por një shenja në krahun e tij nuk përputhej me përshkrimin e tij për sulmin e supozuar.

Gjykata britanike e dënoi Zefin me nëntë muaj burg, pasi pranoi fajësinë.

“Ai pretendoi se monitorohej për t’u siguruar që ai të mos largohej”, tha prokurori Welch.

Ndërsa avokatja e tij u shpreh se mësuesi i fiskulturës kishte udhëtuar për në Angli në pjesën e pasme të një kamioni nga Franca.

“Ai u mashtrua duke menduar se po vinte në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë, duke punuar në industrinë e ndërtimit.
Atij iu tha se pagesa për ta sjellë këtu ishte 25,000 £ dhe ai nuk kishte mundësi për ta shlyer atë. Ky ishte edhe momenti kur ai filloi të punonte në fabrikën e kanabisit për të shlyer borxhin masiv që kishte. Ky është një njeri i pambrojtur në një vend. ku ai nuk fliste gjuhën dhe nuk kishte njohuri për vendndodhjen”, u shpreh ajo.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img