Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me kamion dhe eksavator për të mbushur detin me inerte, arrestohen dy sarandiotët që donin të ndërtonin mol për sezonin e verës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Me kamion dhe eksavator për të mbushur detin me inerte, arrestohen dy

Dy persona janë arrestuar nga Polciai e Vlorës pasi në mënyrë të jashtëligjshme kanë mbushur një pjesë ujore në bregun e detit për të ndërtuar një mol, në Sarandë. Në pranga kanë rënë shtetasit me ininciale F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Aksioni u krye nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me IKMT, nderkohë që nga hetimet rezultoi se 40-vjeçari kishte marrë një kamion i cili drejtohej nga shtetasi I. B., dhe nëpërmjet tij po mbushte një hapësirë ujore në afërsi të bregut të detit.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi I plotë/ Sarandë

Aksion i përbashkët me IKMT, për goditjen e paligjshmërisë.  

Policia vë në pranga 2 shtetas, të cilët në mënyrë të kundërligjshme kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në lagjen nr. 4 Sarandë, me qëllim ndërtimin e një moli.

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me IKMT, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar edhe në denoncimet e bëra nga qytetarët se dy shtetas po mbushnin hapësirën ujore në afërsi në bregut të detit, duke hedhur inerte në mënyrë të kundërligjshme,kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. M. kishte marrë një kamion që drejtohej nga shtetasi I. B. dhe nëpërmjet tij po mbushte një hapësirë ujore në afërsi të bregut të detit, me qëllim ndërtimin e një moli. 

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu