Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me kallashnikov dhe dy karikatorë, Policia nxjerr VIDEON e neutralizimit të 55 vjeçarit në Këlcyrë: Ua drejtoi armën efektivëve, ishte me plumb në fole

Shkruar nga Newsbomb
Me kallashnikov dhe dy karikatorë, Policia nxjerr VIDEON e neutralizimit

Seit Alikollari, është arrestuar nga Policia e Këlcyrës pasi mbrëmjen e djeshme ka dalë me armë në mes të qytetit dhe ka qëlluar me në ajër. Menjëherë kalimtarët kanë njoftuar efektivët e Komisariatit të zonës të cilët kanë bërë neutralizimin e tij dhe shoqërimin.

Pak minuta më parë Policia ka nxjerr videon e neutralizimit të 55 vjeçarit, dhe bën me dije se i ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me dy karikatorë me fishekë luftarakë. Sipas Policisë, Seit Alikollari, ka qëlluar me armë në ajër pas një sherri banal me një person tjetër, dhe ishte i dehur.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 55 vjeçari iu ka drejtuar punonjësve të Policisë, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje. Falë profesionalizmit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i tij.    

Seit Alikollari në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e shtetasit A. S. Duke qenë se ky shtetas mund të përfshihej në ngjarje kriminale, Policia kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të territorit dhe si rezultat, në afërsi të qendrës së qytetit Këlcyrë, kanë konstatuar 55 vjeçarin, i cili lëvizte më një armë zjarri kallashnikov me vete.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll