Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë tentativës për të vjedhur një banesë në Sasuolo.
Shqiptari ishte së bashku me një person tjetër, që po qëndronte në katin e parë i fshehur pas një shkurreje.
Por të dy hajdutët janë vënë re nga fqinjët që njoftuan policinë.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, karabinierët arritën të arrestojnë 26 vjeçarin shqiptar tëksa po zbriste nga ballkoni i katit të dytë.
Në dorë iu kap një kaçavidë dhe një elektrik, ndërsa hajduti tjetër arriti të largohet. Shqiptari u dërgua në paraburgim, ku do të qëndrojë në pritje të gjykimit.