Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

‘Më ka vjedhur telefonin!’ Pas sherrit Gjergj Luca akuzon Boçin, i përgjigjet gazetares që e pyeti për plagët: Kam një shenjë që po ta tregova s’do të vijë mirë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6fb0fa299e05f9a2095d6fc59acef9e4

Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një prononcim për mediat, pasi u përplas fizikisht me kandidatin e PD-së Luçiano Boçi.

Gjatë fjalës së tij, Luca ka thënë se Boçi e ka provokuar disa herë dhe gjatë këtij sherri i ka vjedhur edhe telefonin, që i ra në tokë gjatë konfliktit.

Njëra nga gazetaret e pyeti se pse nuk kishte shenja, pasi Luçiano Boçi i tregoi shenjat e tij.

Biznesmeni iu kthye duke thënë se nëse do t’i tregonte shenjën e tij nuk do t’i vinte mirë.

Gjergj Luca: Ça me të thënë unë, politikanë që sillen si rrugaçë unë nuk jam mësuar me njoft, rasti i parë që u ndesha me një politikan rrugaç. Ça doni me dit?

Pyetje: Çfarë ndodhi saktësisht?

Luca: Tu u fut me pi një kafe ky ishte vetë i dytë a i tretë dhe filloi duke më fyer e gjuajtur, donte me çdo kusht inicident. Se më vjen zor se nuk jam mësuar me dal nëpër kamera.

Pyetje: Boçi pretendon se ju e keni sulmuar fizikisht, është e vërtetë?

Luca: Ti je gazetare që ke ardh dhe i ke ndjek të gjitha problemet, e mbani mend atë shkollën në Mengël që u zu rruga, e mbani mend se jeni të Elbasanit që u ulën njerëzit në mes të rrugës me motivin që Rozafa ka marrë shkollën për ta bërë dyqan peshku. Rozafës i kërkoi bashkia për të bërë një investim për fëmijët dhe shkoi e ndriçoi atë vend, e pikturoi dhe këta nxorrën rrugën, Luçiano me institucionin e vet që ka nga mbrapa i nxorri njerëzit dhe e bllokoi rrugën nacionale për 8 orë. Tentativa e dytë e Luçianos si rrugaç ishte kur nxorri ata komshinjtë e mi te dera që i ranë të gjitha kauzat poshtë. Erdhi me parrulla dy tre herë te dera por s’i kam thënë gjë se më ka ardhur zor se kam mendu se e bën për politikë. Tani unë në punë time duke hyrë në  lokal për të pirë kafe dhe ky të të provokojë, të të shajë me ato fjalë që për zotin andej nga vij unë nuk jam mësuar me ndërru fjalë në  këtë mënyrë.

Pyetje: Ju nuk kishit dijeni se Boçi do të ishte në atë vend?

Luca: Zoti Boçi ishte me një njeri tek dera duke bërë bisedë, unë isha duke hyrë, duke pirë kafe. Më e bukura është që i kam çu fjalë, i kanë çuar edhe këta të policisë, më ka grabit edhe telefonin se më ra telefoni në tokë dhe nuk më japin telefonin. Megjithatë unë uroj zotin që kjo të zbardhet, ishalla policia i ka marrë kamerat dhe ta zbardhë që ky jo vetëm është rrugaç, por është edhe grabitës. Edhe kamarieri dhe dy njerëz që kanë qenë aty, e kanë parë që kanë marrë telefonin dhe kanë hipur në makinë.

Pyetje: Përse policia nuk nxjerr pamje?

Luca: Ndonjëherë politika është e rujtme dhe e anashkalon policia. Tani më falni, por unë nuk jam për të bërë këto leksione, unë jam i dhunumi ju e shihni, edhe u ndalova.

Pyetje: Boçi kishte shenja, po ju?

Luca: Për zotin unë kam një shenjë që po ta tregoja nuk do të vinte mirë. Unë fjalët i thashë dhe me më lënë për të ik në punë time. Faleminderit.

LEXO EDHE:

Plas sherri në Elbasan, demokrati Luçiano Boçi përplaset fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca

Përplasja e biznesmenit Luca me pedagogun, flet Luçiano Boçi: Më sulmoi dhe kërcënoi me jetë (Publikon FOTON pas ngjarjes)

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img