Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

“Më ka paguar kursin e kitares kur nuk kam patur mundësi ekonomike”, Ermal Mamaqi i kthen “nderin” Toni Gogut, kërkon vota për të: Ai në Parlament do të jetë një bekim për Shqipërinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur  Ermal Mamaqi ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Partisë Socialiste, Toni Gogu.

Për Ermalin, Gogu është një njeri mjaft I veçantë dhe prej vitesh ka qenë pjesë e jetës së tij duke I zgjatur dorën në momentet më delikate.

Përmes këtij postimi Ermali falenderon Gogun për mbështetjen që I ka dhënë dhe kursin e kitares që ja ka paguar dikur në fshehtësi të plotë,  atëhere kur Ermali nuk kishte mundësi ekonomike.

Mamaqi I bën thirrje të gjithë qytetarëve që më zgjedhjet e 25 prillit  të votojnë nr.11, të votojnë Toni Gogun pasi sipas tij do të jetë një bekim për shqiptarët prania e tij në parlament.

“Ky është Toni. @tonigogu .

E kam pasur udhëheqës për jetën në momentet më delikate, në adoleshencë. I jam mirënjohës për një pjesë të rëndësishme të edukimit tim shpirtëror. Por dhe për diçka që ai nuk e mbante mënd… Në 1998 isha një 16 vjeçar pa mundësi ekonomike… Ama isha shumë i lumtur që kisha blerë biçikletë, me lekët e mija. Doja shumë të mësoja kitarrën por e kisha të pamundur të paguaja kursin… Një mik nga Kisha Rilindja(Adi Sipri) më jep një lajm që më hodhi përpjetë nga gëzimi. Dikush do financonte kursin tim… Por nuk e thosh emrin. Nuk dija kë të falenderoja atëherë… ishte mister i bukur. Mbas shumë vitesh e marr vesh në një ritakim miqsh që financuesi ishte Toni. Toni në mënyrë misterioze paguante kursin tim, dhe unë mësova kitarrën Dhe nuk e kam falenderuar ndonjëherë sepse nuk doja tja prishja zbulimin tim kokëfortë. Por kjo tani nuk është kthim nderi, ose shpagim. E besoj vërtetë këtë njeri të pastër dhe të mënçur. Vlerat e tij janë të rralla. Po të shohësh familjen e tij kupton shumë. Ka mbetur i njëjti. Lus Zotin ta lejoni tju tregojë se çdi të bëjë.Unë e njoh dhe ju siguroj që nëse Parlamenti do kish më shumë njerëz si miku im Toni, do ishte një bekim për gjithë Shqipërinë.Suksese Toni Gogu.

Shihemi në majë…#Tek nr12 do kërkoj nr11”- shkruan Ermali.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img