Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Më ka marrë malli t’i kem në Parlament”, Balla thumbon Kryemadhin, Metën, Bashën dhe Berishën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka thumbuaar mbrëmjen e sotme ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e PD-së Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Balla tha se e ka marrë malli që të shohë sërish në Parlament Bashën dhe Berishën.

“E vetmja gjë për të cilën më ka marrë malli është të kem Lulin dhe Saliun në Parlament. Ata kjanë në fillim të listës se të ishin më poshtë kishte rrezik të mos ktheheshin. Saliu do rikthehet, edhe Luli do rikthehet, Luli me tabelën e shumëzimit, Saliu me historitë e veta”, u shpreh ai në Fiks Fare.

Numri 2 i PS-së e ka vazhduar edhe më tej ironinë, teksa është pyetur se çfarë pëlqen te Kryemadhi,

“Te Mona çizmet. Nuk e di dyqanin ku i blen, po vesoj do ketë ndonjë dyqan të veçantë në Londër. Çizmet i ka të mira, i ka të mira çizmet.

Basha dy gjëra i ka, matematikën që e ka yll dhe më mirë ne të gjithë e ka thënë Jozefina Topalli, ky të gënjen edhe kur e pyet sa është ora.

Meta dikur i hidhte grurë pëllumbave, por tani i kanë ikur nga kafazi. Pëllumbat kanë ikur dhe kafazi ka mbetur bosh”, theskoi socialisti.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img