Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Më ka kapur paniku”, Xhensila Myrtezaj kërkon ndihmën e mamave: Lutuni për ne!

Shkruar nga Newsbomb
“Më ka kapur paniku”, Xhensila Myrtezaj kërkon

Pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është bërë tepër aktive në rrjete sociale, për sa i përket postimeve nga jeta e saj e përditshme me fëmijët, Ajkën dhe Amen.

Këtë herë Xhensila ka ndarë me ndjekësit në Instagram shqetësimin e saj si nënë. Nëpërmjet një postimi këngëtarja treguar se sot e kapi paniku sepse i vogli i saj, Amen do të bënte vaksinën e dytë.

Xhensila iu kërkoi të gjitha nënave që kanë të njëjtat eksperienca disa sugjerime për ilaçet që përdorin për të qetësuar dhimbjet e fëmijëve.

“Sapo e lash Ajkushin te kopështi, tani po shkoj në shtëpi të marr Amenushin. Sot nuk ka një ditë shumë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kap paniku. Kërkoj suport nga të gjitha mamat që kanë të njëjtat eksperienca, çfarë përdorin pas vaksinave, ndonjë medikament apo ndonjë kurë popullore për të qetësuar dhimbjet e të vegjëlve. Lutuni për ne!”, tha Xhensila.

Lexo edhe: Xhensila publikon foton nga shtrati, ja me kë po e kalon Shën Valentinin

Lexo edhe: “Ky karteli e ndau nga Bes Kallaku”, Cllevio: Bosi e ka blerë Xhensilën me lekë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese