Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

“Më ka ikur gruaja”, burri nga Tepelena shkon i shqetësuar në Polici: Braktisi fëmijët 10 ditë më parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 34 vjeçare nga Tepelena është larguar nga shtëpia, duke braktisur fëmijët dhe burrin.

Ka qenë bashkëshorti i saj, i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se 34 vjeçarja është larguar që prej 10 ditësh dhe nuk dihet ende venddodhja e saj.

Tashmë Policia e Tepelenës ka nisur kërkimet për gjetjen e shtetases me iniciale A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,  për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë




spot_img








spot_img