Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Më ka humbur gruaja!” 27-vjeçarja largohet dhe braktis fëmijën e mitur, burri shkon e kërkon në Polici

Shkruar nga Newsbomb
“Më ka humbur gruaja!” 27-vjeçarja largohet dhe braktis

Një 33-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Gramsh largimin e bashkëshortes së tij, 25 vjeç.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi F.Z, banues në fshatin Bulçar, ka bërë kallëzimin se i është larguar nga banesa bashkëshortja me ininciale J.Z.

Po kështu, një tjetër person, 42-vjeç ka denoncuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij 27-vjeçe, e cila ka braktisur dhe fëmijën e mitur.

Gjithashtu edhe në Komisariatin e polcisë në Tiranë një grua është paraqitur dhe ka denoncuar humbjen e bashkëshoritit të saj.

“Më datë 08.06.2022, shtetasja V. L., 60 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi A. Gj., 66 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Gramsh janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetasit :

-F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

-N. K., 71 vjeç , banues në fshatin Gribë, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. K., 39 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu