Hapësire reklamuese

Showbiz

“Më ka bërë të kuptoj se vlej” Adriana Matoshi feston 1 vjetorin e lidhjes me futbollistin 19 vite më të vogël: Jemi shembulli më i mirë…

Shkruar nga Newsbomb

Aktorja dhe njëherazi dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës, Adriana Matoshi para pak kohësh “u kryqëzua” nga mediat për lidhjen e saj me futbollistin 19  vite më të ri, Keith Groeneveld.

Mirëpo, as ngjyra, as diferenca në moshë dhe as paragjykimet nuk arritën që të prishnin lumturinë e çiftit dhe të ndikonin në marrëdhënien e tyre. Përkundrazi, lidhja e tyre u forca më shumë dhe tani festojnë 1 vjetorin e lidhjes së tyre.

Përmes disa postimeve në rjetet sociale Adriana falenderon Keith që ka qëndruar dhe është bërë pjesë e jetës së saj.

Teksa shton se ai e ka pranuar me të këqijat dhe të mirat e saj, pa dashur të ndryshojë asgjë te ajo.

 “Keith kurrë nuk më ka thënë mos qesh shumë, mos e hapën gojën e madhe, po dukesh keq, mos e vesh këtë se dukesh e dobët, pse të ka dalë kjo puçërr në ballë, po të vjen era djersë, çfarë është kjo fytyrë e ënjtur, pse i foli atij, pse e përqafon atë, kush është ky djalë që ke bërë like, pse e bërë folloë. Kurrë për asnjë moment nuk ka tentuar të ndryshojë diçka tek unë, më ka pranuar me të mirët dhe të këqijat e mia. Për 1 vit më ka bërë të kuptoj se unë vlej dhe e falënderoj për të gjithë dashurinë dhe respektin që më ka dhënë deri tani,”shkruan Adriana.

Ndërsa në një tjetër postim shtoi: “Duar unë, duar Keithi; Sy unë, sy Keithi; Hundë unë; hundë Keithi; Këmbë unë, këmbë Keithi; Zemër unë, zemër Keithi; Të dyve na ka krijuar i njëjti Zot! Nuk po shpërndajmë urrejtje dhe nuk jemi shembull i keq për të tjerët: jemi shembulli më i mirë për të treguar se zemra nuk gënjen kurrë. Dëgjoje zemrën për të qenë i lumtur.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu