Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Më jepni pak frymë o burra”, Juli kujton ditët e fundit të Zef Dedës

Shkruar nga Newsbomb
“Më jepni pak frymë o burra”, Juli kujton ditët e
Julian Deda ka folur sot për ndarjen nga jeta të babait të tij, Zef Deda, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother Vip Juli tha se ishte shumë e vështirë për atë të shihte prindin të vdiste. Juli tha se ditët e fundit të Zef Dedës ishin shumë të vështira, pasi aktori i humorit kishte vështirësi në frymëmarrje. Madje në një moment situata ishte aq keq, sa që Zefi i kërkoi frymë djemve të tij. Julian Deda: Qënka shumë e vështirë me pa prindin tu ik dhe ske çfarë të bësh. Deri sa tha dotën e parafundit mua dhe Marjos , po më jepni pak frymë o burra? Nuk merrte dot frymë. Merrte frymë një herë në 20 sekonda. © Credits: https://www.instagram.com/p/C2w3d-csd_N/
 
View this post on Instagram
Aktori i mirënjohur shqiptar u shua në moshën 73-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Zef Deda ndërroi jetë me date 24 nentor 2023. Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. I njohur për rolet e tij e kryesisht si kunati i shokut Xhemal, apo për plastikën e jashtëzakonshme të një aktori shqiptar që mund të imitonte magjinë e Charlie Chaplin, Zef Deda mbetet në memorien e shqiptarëve si një ndër artistët e rrallë të skenës që la një pasuri të madhe, po aq edhe shpirtin artistike që përcolli te dy djemtë, Julin dhe Marion, të dy artistë të njohur në vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese