Hapësire reklamuese

Politikë

"Më jep votën të të jap lekë", Rama shfrenon gojën: Ndoc Rrokun do t'u japin

Shkruar nga Newsbomb
"Më jep votën të të jap lekë", Rama shfrenon

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Belsh për të folur me të rinjtë dhe qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se opozita po jep para për të marrë votën. Por, sipas tij ata do të marrin vetëm, Ndoc Rrokun.

"Tjerët e mbajnë mend mirë se çfarë i ndodh një kombi kur harron që është puna që të jep suksesin, që nuk ka receta çudibërëse që ta bën jetën rrafsh. Thonë me jep votën të të jap lekë, Noc Rrokun do ju japin.

Ata nuk janë provuar njëherë, dy herë, i kanë lënë të gjithë rrugëve, i kanë lënë të gjithë pa shpresë. Janë të pakënaqur sepse sa më shumë bëjnë, aq më shumë e shikojnë se sa shumë më tepër mundësi kanë.

Deri dje në Belsh thonin aman rrugën për të ardhur e për të ikur. Nuk thoshte njeri hajde të bëjmë këtë që po bën këtu. Asnjeriu nuk i shkonte ndërmend. Sot që kemi ardhur në këtë pikë, mendja e të gjithëve është vënë në lëvizje për të parë më larg. Duhet kohë e durim. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Nuk është votë për një parti kundër një partie tjetër, është votë për të vendosur në çfarë Shqipërie do të jetojmë. Mandati i tretë është si ajo kënga e famshme, “as për mua, as për ti, por për të gjithë Shqipërinë",- tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu