Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Më jep para ose të publikoj fotot nudo”, kavajsi kërcënon minorenen, por e pëson keq

Shkruar nga Newsbomb

“Më jep para ose të publikoj fotot nudo”, kështu e ka kërcënuar 35 vjeçari nga Kavaja minorenen, por e ka pësuar keq.

Ngjarja ka ndodhur në Kavajë dhe sipas policisë në pranga u vu shtetasi Mentor Leçini, 35 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale, “Vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim”.

Sipas policisë, ky shtetas ka përfituar gjatë kohës që ka qënë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj ka arritur të siguroje dhe foto intime të pjesëtarve të tjerë të familjarëve të shtetases R. K.

Prej disa javësh shtetasi Mentor Leçini, duke e kërcënuar vëllain e shtetases R. K, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.

Në momentin e arrestimit të shtetasit Mentor Leçini, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 100.000 lekë (të reja). Po ashtu dhe një aparat telefonik të dhënë nga vëllai i 17 vjeçares, për mos publikimin e fotove.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Rrethit Kavajë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.