Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një lokal në Napoli, ku dy turistë zvicerianë kanë qenë duke pirë kafe.
Në një moment një person është afruar pranë tyre ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar turistin që t’i jepte orën që mbante në dorë ose do ta vriste.
Pasi mori atë që donte është larguar nga lokali. Por ajo që e bën edhe më të çuditshme këtë ngjarje është se autori është kthyer pas pak minutash dhe i ka dhënë viktimës orën duke thënë se nuk ia vlente se ishte false.
Sondazh
Poll