Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

‘Më jep një kafe të lutem’, Alban Skënderaj i del në ‘mbrojtje’ sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme: Aktorë e jo vetëm, janë bërë kryeministra e presidentë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d2be799ac47ae0f470b64f4ceb4f6d05

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj, ka reaguar pas lajmeve se sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici ka qënë pjesë e klipit ‘Mirëmëngjes’.

Përmes një statusi në instagram këngetari shpreh mbështetjen e tij për Picin duke treguar kështu se çdo njeri e ka të drejtën të fitojë një post të caktuar pune.

“Ç’të keqe ka në parim të aktrosh në klip, 18 vjeç, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat”, shkruan Albani duke treguar në mënyrën e tij se s’ka asgjë të keqe të jesh pjesë e një klipi me shikueshmëri aq të lartë dhe sidomos në një moshë fare të re sië sekretarja e Përgjithshme ka qënë asokohe.

“Më ranë dhe mua në sy titujt e disa portaleve që përshkruajnë një vajzë të repesktuar, Elena Pici, e cila “nga kameriere në klipin tim ka arritur të marrë një post të rëndësishëm publik.” Është fakt që titujt e disa portaleve tashmë njerëzit i marrin gjithmonë e më pak serizoisht por për vetë fajin e tyre, pra të portaleve. Megjithatë në këtë rast është absurde do thoja dhe demotivuese për çdo kënd e sidomos të rinjtë, e përshkruar si diçka denigruese. Ç’të keqe ka në parim të aktrosh në klip, 18 vjeç, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat.

Aktore e jo vetëm janë bërë kryeministra e presidentë në shtete shumë më të zhvilluar se ky i joni. Personi në fjalë, këto 10 vite distancë mund të ketë studiuar, punuar e sakrifikuar për t’u rritur në profesionin e tij! Unë nuk e njoh personalisht por patjetër që ka mbështetjen time, megjithatë më shumë akoma më shqetëson ky mentalitet në një vend ku ka halle shumë më thelbësore”, përmbyll këngëtari.

120007605_885499202244764_2512607975250502206_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img