Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

“Më janë larguar të gjithë deputetët”, Shehaj flet pas humbjes në zgjedhjet e PD dhe bën deklaratën e papritur për Bashën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryetar partie i PD-së në zgjedhjet e djeshme të 13 qershorit, Agron Shehaj ka folur sot lidhur me votimet brenda partisë, për të cilat foli me rezerva.

Shehaj tha në “Opinion” se ka pasur parrregullsi dhe se votat që mori nuk tregojnë realisht mbështetjen që ai ka.

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Tiranës, deklaroi se pas kandidimit shumë deputetë dhe kryetarë dege i janë larguar. Për Bashën deklaroi se nuk është ndarë, edhe pas kandidimit për postin e kreut të PD.

Agron Shehaj: Dhjetëra anëtarë nuk janë lënë të votohen. Vëzhguesit e mi nuk kanë pasur dijeni dhe akses në lista. 15% im nuk reflekton mbështetjen reale që unë kam në anëtarësi. Ne bashkë kemi qenë dhe jemi, nuk jemi ndarë ndonjëherë, unë thjesht kandidova për kryetar, nuk jam ndarë me Bashën. Pothuajse të gjithë deputetët dhe kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua, më janë larguar. Kjo nuk është vetëm një zgjedhje persona apo rrethanave, por kështu është kështu ndodh.

Më shumë

spot_img
spot_img