Vetëm pak orë më parë përfundoi numërimi i kandidatëve në Berat, ku nga PD më i votuari ishte Tomor Alizoti.
Alizoti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar dhe mbështetur.
“Të nderuar qytetarë dhe demokratë të qarkut Berat! Gjatë kësaj periudhe gjeta tek ju mikëpritjen, bujarinë dhe mbështetjen e pakufi. Kam një falënderim të përzemërt për të gjithë ju, për gjithçka që arritëm të bëjmë. Ju jam mirënjohës,” shkruan Alizoti në postimin e tij.
Kujtojmë që në qarkun e Beratit Partia Socialiste ka arritur të marrë 5 mandate, ndërsa PD ka arritur të marrë 2 mandate.
Deputetët për parlamentin e ri nga PS janë: Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollçaku, Fadil Nasufi, Nasip Naço dhe Blendi Klosi, ndëra deputetët nga PD janë Tomor Alizoti, Kasëm Mahmutaj.