Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka akuzuar sërish mbrëmjen e sotme kreun e PD Lulzim Basha se ka marrë model një parti në Zimbabve për të blinder shtëpinë e demokratëve.
Sipas tij kryedemokrati Basha nuk e do partinë dhe demokratët dhe ka bërë gjithçka që të asgjesojë PD-në. Ndër të tjera Noka tha në “Faxnews” se Basha si askush tjetër guxoi që të helmojë demokratët në 8 Janar me monoksid karboni, gjë që asnjë demokrat nuk do t’ia falë, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar dhe vrasëse.
Noka: Vetëm në Zimbabve ekziston një forcë politike e blinduar dhe pengu ka marrë shembull këtë. E shndërroi shtëpinë e demokratëve në bunker. U bëj thirrje demkratëve a e shikoni se ku u çon rruga e pengut? Basha nuk i do kurrë PD dhe demokratët. Zhdukja e PD, ka qenë misioni i pengut në krye të PD-së. Ai ka bërë gjithçka që ta asgjesojë dhe koha e vërtetoi këtë.
Shiti mundin dhe djersën e demokratëve në këto 8 vite. Takimi me gratë intelektuale është qesharake. Sot ndër demokratët, pas Edi Ramës pengu është më i urryeri në vend. Ajo ishte dhunë dhe terror e instrumentalizuar nga pengu. Askush nuk ka guxuar që t’i helmojë demokratët me monoksid karboni. Fikëset e zjarrit nuk të linin të thithje oksigjen. Kjo është rreptësisht e ndaluar sepse është vrasëse.