Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Më hodhën baltë mbi nënën dhe motrën”, rrëfehet Luizi: Me 20 mijë dollarët e mbledhura në “GoFondMe” do i dhuroj shtëpi një familjeje në nevojë! Dëshira e Kiarës për...

Shkruar nga Newsbomb
“Më hodhën baltë mbi nënën dhe

Fituesi i “Big Brother Vip 2”,  Luiz Ejlli ka thënë se është prekur shumë nga komentet negative të fansave, duke u shprehur se është ndikuar edhe familja e tij.

Ai tha mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” se nëna dhe motra e tij janë akuzuar për mbledhjen e parave në emër të tij dhe se i kanë mbajtur për vete.

Por, këngëtari deklaroi publikisht se ato 20 mijë dollarët e mbledhura nga “GoFondMe”, do të përdoren për të blerë shtëpinë e një familjeje në nevojë.

Luizi u ka kthyer përgjigje edhe komenteve negative që pretendonin se këngëtari kishte borxhe.

“Gjatë qëndrimit tim brenda Instagrami është hapur dhe ka arritur shifra shumë të mëdha. Shumë njerëz jashtë kanë thënë, kam pasur ca borxhe që të laj, nuk kanë qenë të mëdha me i krahasu me sa kam fituar janë qesharake, por skam pasur mundësi realisht duke marrë parasysh rrogën shpenzimet, qiranë nuk ia dilja me i la. Sot i kam të hequra”, është shprehur ai.

Ejlli tha gjithashtu se gjëja që e ka vrarë më shumë, është që njerëzit sipas tij i hedhën baltë mbi nënën e motrën.

“Gjatë qëndrimit tim brenda Instagrami është hapur dhe ka arritur shifra shumë të mëdha. Shumë njerëz jashtë kanë thënë, kam pasur ca borxhe që të laj, nuk kanë qenë të mëdha me i krahasu me sa kam fituar janë qesharake, por skam pasur mundësi realisht duke marrë parasysh rrogën shpenzimet, qiranë nuk ia dilja me i la. Sot i kam të hequra.

Shumë njerëz kur e dëgjuan këtë rrëfim kanë kontaktuar nënën time dhe motrën dhe i kanë thënë duam ta ndihmojmë këtë djalë për qejf pa interes. I kanë thënë të hapin një “GoFundMe”, ku të depozitojnë para dhe e kanë hapur nëna me motrën dhe për 2 ditë janë mbledhur 20 mijë dollarë dhe më është thënë në dhomë rrëfimi nga stafi që është hapur dhe nëse dëshiroj të mbyllet apo të vazhdojë dhe u ndjeva shumë keq sikur do të më mëshirojnë dhe i thashë të mbyllet në mënyrë të menjëhershme.

Kur është mbyll ata kanë thënë që familja kanë dashur të abuzojnë me djalin që është brenda dhe i kanë marrë lekët për vete. Unë sot them para të gjithëve që atë shumë që është mbledhur 20 mijë dollarë, sapo të më kalojnë do e përdor për të blerë një banesë për një familje në nevojë kudo në Shqipëri e do të lidhem me shoqatat.

Përveç stresit e gjësë së madhe që është bërë jashtë, gjëja që më ka vrarë më shumë është që njerëzit po hedhin baltë mbi nënën e motrën, është shumë e rëndë se nuk të do askush më shumë se nëna”, u shpreh Luizi.

Mes të tjerave, i pyetur për planet me Kiarën e cila shprehu dëshirën për t’u bërë nënë, Ejlli tha se bashkëshortja e tij kishte zgjedhje të lirë. Luizi nuk i kurseu as batutat, ku referuar dëshirës së Kiarës për t’u bërë nënë, edhe ai shprehu dëshirën për t’u bërë kryeministër.

“Le të bëhet, kush po e ndalon. Le të bëhet, edhe un kam qejf me u ba kryeministër, le të bëhem edhe unë…”, tha këngëtari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese