Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me heroinë në makinë, “Shqiponjat” arrestojnë të riun dhe gruan 39 vjeçe në Tiranë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Me heroinë në makinë, “Shqiponjat” arrestojnë

Tre persona mes tyre një grua, kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasi M. Z., 34 vjeç dhe H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dje një 38-vjeçar, sepse më datë 23.08.2021, në rrugën “Jordan Misja”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. S., 32 vjeç,  i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 34 vjeç dhe H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 38 vjeç, sepse më datë 23.08.2021, në rrugën “Jordan Misja”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. S., 32 vjeç,  i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll