Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Me heroinë në makinë gati për shitje, arrestohet çifti i të rinjve në Tiranë (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

32e251f7c84c16ec4c7bf3086df88780

Policia e Tiranës ka arrestuar një çift të rinjsh, të cilët janë kapur me heroinë në makinë gati për shitje.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasi D. R., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe shtetësja Xh. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “OPEL”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjere shtetasen Xh. P., në pjesën e kasetafonit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar heroinë, e përgatitur dhe ndarë në doza gati për shitje,(15.2 gramë), një shumë parash që dyshohet se i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe tre aparate celular.

Në provë materiale policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 1 automjet si dhe 3 telefona celular.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Sauku”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë.

Sekuestrohet lëndë narkotike heroinë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 1 automjet si dhe 3 telefona celular.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , bazuar në informacionet se dy shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike heroinë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Sauku”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. R., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe Xh. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas mbajtjes në vëzhgim të mjetit me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se në këtë mjet kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Saukut, kanë ndaluar mjetin për kontroll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “OPEL”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjere shtetasen Xh. P., në pjesën e kasetafonit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar heroinë, e përgatitur dhe ndarë në doza gati për shitje,(15.2 gramë), një shumë parash që dyshohet se i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe tre aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img