Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Më futën te cepi dhe Paplekaj nxori pistoletën”, rrëfehet shoferi i ML-së në Elbasan: Pjerin Xhuvani u tha të më linin, por ai tjetri e gjuajti direkt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mehmet Greca është shoferi i ML-së që u ndalua nga grupi i mbrojtjes së votës së Partisë Demokratike në Elbasan ditën e djeshme, me ngjarjen që përfundoi tragjikisht, pasi Pjerin Xhuvani u vra me armë zjarri nga Arbër Paplekaj.

Greca në një intervistë për Top Channel tregon se fillimisht Paplekaj së bashku me 5-6 shokë të tij e kishin kapur dhe e kishin futur në një cep, duke i kërkuar telefonin dhe duke e pyetur se spe mblidhte vota për Partinë Socialiste.

Më pas, siç tregon Mehmet Greca, aty kaloi Pjerin Xhuvani dhe u kërkoi simpatizantëve të PD që ta linin të lirë, por Arbër Pepkolaj e ka qëlluar menjëherë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. 

Greca tha se nuk ka parë asnjë tjetër të qëllojë me armë zjarri, ndërsa i pyetur për Klement Çelën, ai u shpreh se ka më shumë se 1 vit që nuk e ka parë. Për sa i përket makinës që ishte pa targa, Greca tregoi se kihste vetëm 20 minurta që ia kishte hequr për shkak se ishte në pikën e kolaudimit.

“Si gjithmonë isha këtu para shtëpisë time. Më thirrën 5-6 persona, i kam takuar aty mbrapa. Më kanë futur prej krahu, njëri ka njerrë pistoletën dhe më futun te cepi. Kërkonin telefonin tim. “Pse kërkon vota për PS-në” më thanë. “Kërkoj vota për PS-në, po bëj muhabet me shkoët”, i thashë. Duke më kap këta çunat, duke më sharë, kalon ai zotëria që u bë viktimë, më pa që më kishin kapur dhe u tha “mos e kapni”. Ky që kishte armën e gjuajti. Afër njëri-tjetrit ishin. Viktima erdhi për t’i thënë “e lini se gjynah”. Ai tjetri i gjuajti direkt, i ka gjuajtur shumë herë. Kam parë viktimën dhe kam ikur me vrap se u tremba. Në fillim kujtova se ishin policë. Këtu erdhën mbi 6 veta, pastaj u bënë shumë se erdhën 2 fugona të tjerë. S’kam parë njeri tjetër të qëllojë përveç atij”, tha Mehmet Greca.

Klement Xhaferri ka qenë në vendngjarje?

“Me Klement Xhaferrin ne jemi rriur, pork a një vit e ca që nuk e kam parë. E dhashë dëshminë në polici. Ata më thoshin që kisha në makinë lista e kështu gjërash. Kisha vetëm postera që kemi marrë. Makina ishte pa targa sepse kisha vetëm 20 minuta që i kisha hequr, mund ta shikoni te kolaudimi nga kamerat”, shtoi ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img