Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me foton e Enver Hoxhës në duar dalin në qendër të qytetit, të moshuarit kujtojnë Kongresin e Përmetit

Shkruar nga Newsbomb
Me foton e Enver Hoxhës në duar dalin në qendër të

Si çdo vit dhe kësaj rradhe 77-vjetori i Kongresit të Përmetit është përkujtuar nga dhjetra nostalgjikë të Enver Hoxhës dhe regjimit komunist.

Ditën e sotme ata kanë dalë në qendër të qytetit teksa shihen duke mbajtur në duar protretin e Hoxhës.

Simpatizantët e Enver Hoxhës kanë përkujtuar kontributin e tij në Kongresin e Përmetit.

Gjithashtu, e pranishme ka qenë edhe ministra Mirela Kumbaro e cila gjatë fjalës së saj tha se ajo është pjesë e brezit që rrëzoi diktaturën dhe nuk ndodhej në Përmet për të shpjeguar historinë ndaj figurës së Enver Hoxhës.

“Është një datë e historisë së Shqipërisë dhe historia e ka sjellë që kjo datë ta ketë zhvilluar 24 majin këtu në Përmet. Unë mendoj që vendet ku kanë ndodhur fragmente të ndryshme të historisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme dhe detyrë e autoriteteve dhe shoqërisë t'i ruajnë vendet dhe detyrë e historianëve të bëjnë interpretimin e historisë. Unë jam pjesë e brezit që rrëzoi diktaturën, nuk jam historiane dhe nuk jam këtu për të shpjeguar historinë  ndaj figurës së Enver Hoxhës," tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese