Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me foto të papublikuara më parë nga propozimi, Armina dedikim romantik Shkëlzen Berishës në 6-vjetorin e lidhjes

Shkruar nga Newsbomb

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë ndër çiftet më të përfolura në media dhe më të dashur për publikun shqiptar.

Për çiftin dita e djeshme ka qenë e veçantë pasi kanë festuar 6-vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë.

Armina ka publikuar disa foto në Instastory nga momentet e tyre më të veçanta, teksa ka bërë edhe një urim me fjalë të ëmbla.

“Si sot para 6 viteve ti më propozove spontanisht në vendin tonë, Liqeni Komo dhe është 3 vjetori i fejesës sonë zyrtare. Dhe çdo vit ne bëmë premtimin se do të kemi vendin tonë për t’u treguar fëmijëve “si stoli mamit dhe babit” sepse është vendi ku shkuam në udhëtimin tonë të parë.

Kemi kaq shumë vite bashkë të mbushura me kujtime të bukura. Falenderuese që më ke bërë të ndihem kaq speciale me shpirtin tënd romantik. Gjithashtu faleminderit për shakatë e tua idiote që i dashuroj. Gëzuar përvjetorin dashuria ime e përjetshme!” shkruan ajo në postime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu