Me debate dhe përplasje të forta është zhvilluar ditën e sotme seanca plenare në Kuvend.
Mirëpo gjatë kësaj seance deputeti Gazment Bardhi është parë duke mbledhur disa firma. ku në fotot e realizuara nga LSA kishte marrë deri në 6 nënshkrime.
Në foto më poshtë Bardhi shihet pranë deputetës së opozitës Flutura Açka si dhe Dashnor Sulës, teksa në dorë mbanë dy fletë, ku në njërën shihen dhe firmat.
Bëhet me dije se Bardhi ka mbledhur këto firma për të bërë sërish kërkesë për të ngritur një Komision Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e Investitorëve Strategjik.
Kujtojmë që ditën e djeshme konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ka votuar kundër ngritjes së një Komisioni të Posaçëm për Investimet Strategjike.
Mirëpo si duket opozita do të vijojë punën për të kërkuar kështu sërish ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Investimet Strategjike.





