Hapësire reklamuese

Politikë

Me flamurin kuqe zi në dorë, Monika Kryemadhi: Opozita të mos i zhgënjejë shqiptarët, siç bëri një vit më parë!

Shkruar nga Newsbomb
Me flamurin kuqe zi në dorë, Monika Kryemadhi: Opozita të mos i

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë. Gjatë gjithë fjalës së saj në podium, ajo ka mbajtur në dorë flamurin kuqe zi dhe ka thënë se ai është motivi më i madh i opozitës dhe shqiptarëve.

Kryemadhi ka bërë thirrje në podiumin para Kryeministrisë që opozita të mos i zhgënjejë shqiptarët, ashtu siç bëri një vit më parë. "Sot më shumë se kurrë ky Bulevard po i jep shpresën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot detyra e opozitës është të mos zhgënjejë shqiptarët, siç i zhgënjeu një vit më parë", tha kryetarja e LSI.

"Ky flamur është motivi ynë më i madh, për Shqipërinë tonë Europiane. Për Shqipërinë e luftëtarëve që luftuan për Shqipërinë e vërtet dhe të lirë. Ky flamur ka rëndësi më të madhe, se këtë flamur Edi Rama me "Open Balkan" kërkon ta çnderojë. Ne duhet të kthejmë djemtë dhe vajzat, trurin që ka ikur, duke larguar Edi Ramën.

Sot më shumë se kurrë ky Bulevard po i jep shpresën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot detyra e opozitës është të mos zhgënjejë shqiptarët, siç i zhgënjeu një vit më parë.

Sot, socialistë, me parti, pa parti dhe kudo që janë, të mblidhen se Shqipëria është në rrezik. Jo se Edi Rama është në pushtet, por se është një vegël qorre e grupeve armiqësore. Zonja dhe zotërinj, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e nderoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë", u shpreh Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu