Qindra simpatizantë të Partisë Demokratike kanë “pushtuar” qytetin e Delvinës ditën e sotme.
Me makinat e rreshtuara njëra pas tjetrës, flamuj të PD dhe fishekzjarre, simpatizantët demokratë kanë shëtitur në rrugët e qytetit.
Të shumtë kanë qenë edhe këmbësorët që i kanë përshëndetur, ndërsa vlen të theksohet se nuk ka patur grumbullime masive dhe shkelje të rregullave anti-COVID.
Me fishekzjarre, flamuj dhe autokolonë makinash, qindra simpatizantë të PD “pushtojnë Delvinën” (VIDEO)
