Presidenti Ilir Meta ka zgjehdur që këtë fundjavë të nxehtë të largohet nga Tirana. Me temperaturat mbi 30°C në kryeqytet, Meta ka zgjedhur Shkodrën për të kaluar fundjavën.
“Në Krajën e mrekullueshme me Faikun, Antonin dhe Aliun, buzë liqenit të Shkodrës”, shkruan Meta dhe ndan foton me miqtë e tij. Kreu i shtetit shihet i veshur sportiv, me një bluzë ngjyrë bojëqielli.
Mesa duket të gjithë krerët e vendit kanë zgjedhur veriun për të kaluar fundjavën. Dje, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto nga malsitë e Tropojës, ndërsa mëngjesin e sotëm kryeministri Rama publikoi një video nga alpet.