Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Me EMËR e MBIEMËR, gazetarët nuk kanë frikë të denoncojnë pronarët: Punojmë në të zezë, nuk paguhemi rregullisht, na shkelin të drejtat (PARALAJMËROHEN PROTESTA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarët e Shkodrës janë bërë modeli i parë i gazetarëve të cilët nuk kanë frikë të denoncojnë hapur pronarët e tyre.

albsig

Me emër e mbiemër ata kanë folur për mungesën e siguracioneve, pagesat e parregullta, punën jashtë orarit dhe vonesat e pagave duke paralajmëruar edhe protesta. Këtë e kanë bërë në një aktivitet të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ku koordinator për degën e qarkut Shkodër është zgjedhur me konsensus gazetari Simon Shkreli.

Gazetari Simon Shkreli në fjalën e vet paraqiti një sërë problematikash që lidhen me‘punën e zezë, mospagesen e sigurimeve, përjashtimin nga puna sa herë t’u shkrepet pronarëve si dhe për marrëdheniet skllavëruese sipas tij në skenën mediatike të reporterëve.

“Aktualisht për reporteret nuk ka orar pune dhe nuk paguhemi për punen jashtë orarit, ponojmë për dy stacione të të njejtit pronar dhe paguhemi me vetëm një pagë. Nuk paguhemi rregullisht dhe ka vonesa në marrjen e pagave. Unë dhe kolegë të mi që punojmë nga viti 2005 deri ne 201, nuk kemi marrë asnjë shtesë page”, tha Shkreli.

Gëzim Vushaj, gazetar i Koplikut, tha se problematika është e njëjtë me ato që prezantoi kolegu Shkreli dhe po të njejten përmendi dhe gazetari Bepin Kolvata, duke theksuar se pronarët marrin në punë njerëz që nuk kanë lidhje me gazetarinë. Për kolegun Kolvataj gjendja vijon prej vitesh të mbetet e rëndë dhe problematikat janë prezente. Që të ndryshoje diçka, duhet ngritur zëri por dhe të ndërmerren veprime konkrete. Duhet reagim kolektiv sepse deri me tash nuk ka patur një zë të perbashket.

Po te njëjtin opinion përsëriti dhe Emi Kalaja duke theksuar unitetin e gazetarëve për t’i detyruar pronarët të mos ua shkelin të drejtat gazetareve dhe punonjësve tëmediave.

Janë të njejtat problematika, perseritën të gjithë diskutantet, të cilët theksuan se për t’i zgjidhur problemet duhet presion ndaj qeverisë, institucioneve për t’i detyruar pronarët dhe administrstorët të vendosin rregulla ligjore në respekt të të drejtave të gazetarëve.

Ristrukturimi i UGSH synon pikerisht këtë; daljen nga periudha e denoncimit dhe kalimi në akte dhe reagime konkrete.

Kreu i organizates, gazetari Aleksandër Çipa, shpjegoi edhe një herë angazhimin serioz të UGSH për zgjidhjen e problematikave të njohura dhe për të kaluar nga procesi i denoncimeve në aksionin e grevave dhe protestave. Çipa shtoi se :

“Në kuadër të ristrukturimit, ne duhet të mobilizohemi pë më shumë unifikim”.

shkod.jpg59948115_2260548447324199_9017483102959697920_n.jpg59761610_2260548343990876_3646711694282981376_n.jpg60100633_2260548247324219_2790278138670612480_n.jpg

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img