Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

“Me Edin kam miqësi”, Stresi tregon hatërmbetjen me ish-kapitenin: Pse more Lorik? Me atë që takon Vuçiçin…

Shkruar nga Newsbomb

Reperi Arkimed Lushaj njihet për natyrën dhe karakterin e tij prej rebeli. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke bërë fushatë kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Së fundmi Lorik Cana ka dhënë një përgjigje për fansat e tij, ku është pyetur se kë do të votojë në zgjedhjet e 25 prillit Ramën apo Bashës, ish-kapiteni i Kombëtares u shpreh:

“Me Bashën nuk kam pasur fare afrimitet, kurse me Edin kam miqësi. Nuk kam dyshime, nëse do të votoj do të zgjedh Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama e meriton mandatin e tretë” ka thënë Cana.

Me këtë deklaratë Cana la të nënkuptohej se për kë do të shkonte vota e tij më 25 prill.

Pas kësaj deklaratë ka ardhur dhe reagimi i reperit Stresi, i cili thotë se Loriku sipas tij, po bën gabim në zgjedhjen e tij.

“Pse more Lorik? Mos harro Liria ka vetëm një emër UÇK. Ti je patroit nga Gjakova, a e di se sa njerëz janë të humbur nga lufta në Gjakovë dhe s’dihen as eshtrat. I vetmi progres i Edi Ramës është takimet me Vucicin. Ai që s’kerkon falje për masakrën e Kosovës. Gabim Lorik”, shkruan Stresi në postimin e tij në Instastory.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll