Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Më e lehtë vdekja se vaksina e vëllait”, Çun Lajçi kritikon Kurtin për vaksinat: Rama nuk është as grek as serb, na ofroi atë që kishte marrë për vete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori kosovar, Çun Lajçi prej ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e Prishtinës ku po lufton me Covid-19.

Gjatë gjithë kësaj kohe Lajçi ka qenë tepër aktiv në rrjetet sociale ku ka treguar gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhen gjithashtu nuk kanë munguar as kritikat ndaj Kurtit.

Së fundmi aktori ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për refuzimin që i bëri vaksinave kineze të ofruara nga qeveria shqiptare.

“Por vllaun tonë, edhe përkundër gjithë atyne vaksinave për personelin shëndetësor, nji fjalë falënderimi nga pushteti s’e ndëgjova. Por gjetëm fjalë refuzimi, kur vllau (i keq apo i mirë) na ofroi atë që e kishte marrë për vete, e Albini jo i tha Ramës, ne s’kemi, por rusët e kinezët s’i duem! Veç që s’tha si Ramiz Alia: hamë barë e nuk dorëzohemi!

 Sa gabim! Ma e leht deka se vaksina e vllaut! As nji kontratë, as nji datë, as nji shpresë e ministri me Kryeministrin gjejnë kime n’ve! Zgjedhin vaksina evropiane e Evropa i merr edhe vet nga lloj-lloj tregu!? Unë i shtrimë them: S’e kanë punën të prodhuesit, por të mendjemadhësia e vetbesimi i tepruem. Tue harrue se kapuçbardhët i don Evropa por jo kokë pamukët!? Zbritni n’tokë se n’retë e bardha ecën para jush tri parti që 20-të vjet, por na rruen për lesh, bile ju, që edhe ne iu deshtëm, hapni sytë e mos ecni rrugëve të tyne, se ne po vdesim për nji vaksinë, për nji ilaç!

Rama s’asht grek as serb, sa do miq n’i pastë, as ma i largët se kinezi e AstraZeneku s’asht, po lidhni miqësi t’rea e punoni si dy vllazën, se ne kemi zgjedhje për kryeministra, ju jo, se popull t’jetër s’keni! Albin zbrit me të dya kamtë n’tokë, se njena s’ka zbritë hala e hapi sytë, se rrugët e malit e t’natës, nuk janë via të drejta, e n’fund mund t’kenë edhe gropa! Bukën vllaut mos ia refuzo, se sofrat t’nemin, e arat t’i merr egjra. Shqipëria nderohet tue ia nderua Kryeministrin se je vet Kryeministër e ma mirë se unë e din!”, shkruan Lajçi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img