Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Me dy plumba në kokë, kjo është 19-vjeçarja shqiptare që u vra nga partneri i saj në Greqi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vetëm 19 vjeç ishte vajza shqiptare që sot në Greqi u vra nga partneri i saj.

23-vjeçari Qamil Taja qëlloi me dy plumba në kokë, duke lënë të vdekur në vend të dashurën e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj.

Pas krimit ai ka telefonuar Policinë ku ka deklaruar krimin e rëndë. Policia ka mbërritur menjëherë në shtëpinë e çiftit dhe kanë gjetur të pajetë vajzën, ndërsa autori është dorëzuar.

Sipas informacioneve, autori ka qenë xheloz për partneren e tij 19-vjeçare dhe shumë shpesh për shkak të xhelozisë së tij kanë pasur sherre të mëdha. Kështu ka ndodhur në orët e para të së shtunës.

Dy të rinjtë, të dy me origjinë shqiptare, punonin në lokale nate. Kur të dy u kthyen në shtëpinë ku jetonin së bashku, në rrugën Vama 18 në Kaminia, debatuan sërish dhe më pas 23-vjeçari, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, mori një pistoletë që kishte blerë dhe e drejtoi në 19- vjeçaren teksa ishte ulur në divan, duke e qëlluar dy herë në kokë.

DEL FOTO/ Ky është 23-vjeçari shqiptar që vrau me dy plumba të dashurën në Greqi për shkak të xhelozisë

XHELOZIA çmend shqiptarin, 23 vjeçari qëllon me plumb në kokë partneren 19 vjeçe në Greqi (EMRAT)

Më shumë


spot_img









spot_img