Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Me dy mbiemra i skeduar për vrasje dhe drogë, kërkohet nga Europoli/ Zbardhet e shkuara kriminale e Aldo Gjinit që ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia tashmë në bazë të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të të plagosurve ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes së dy të rinjve, Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç.

Ai është Aldo Iamandi Gjini 31 vjeç, i cili aktualisht ka ngritur në këmbë gjithë policinë e Tiranës. Ai në fakt është një ndër personat më të kërkuar në Europë nga Europol.

Aldo Gjini është arrestuar në 2016 nga policia italiane si pjesë e një bande shpërndarësish të lëndëve narkotike në qytetin e Askolit. Gjini në atë kohë 26 vjeç, ra në pranga bashkë me vëllain e tij  Andis Gjini. Një miku i tyre Kelvin Strati u la në arrest shtëpiak. Banda e ngritur nga shqiptarët furnizonte me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Askoli. Në momentin e arrestimit shqiptarëve dhe një të riu italian, iu gjetën 250 gramë kokainë dhe 1 kilogramë hashash.

Gjithashtu Gjini dyshohet se në Remich të Luksemburgut më 24 nëntor të 2020 ka kryer një vrasje në tentativë. Iamandi qëlloi me pistoletë një person dhe më pas ishte arratisur në Belgjikë ku ngiste një automjet tip Mercedes G AMG. Më 11 Shkurt 2021 u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe prej atëhere ai ka qenë në kërkim.

keda

Kujtojmë që Altin Gjoka mori plumb në shpatull ndërsa Jetmir Marashi afër gjoksit, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë shokë me njeri-tjetrin dhe banorë të zonës.

LEXO EDHE: VIDEO/ Plumb në shpatull dhe në gjoks, të plagosurit mund të flasin: Na qëlloi Aldo…

LEXO EDHE: FOTO/ Këtu ndodhën të shtënat me armë, Policia: Po ndjekim autorin që plagosi dy të rinjtë në lokal (EMRAT-DETAJE)

LEXO EDHE: “Një grup ka hyrë në lokal për të marrë kamerat”, PAMJE nga vendngjarja me 2 të PLAGOSUR në Tiranë (EMRAT)

Më shumë

spot_img