Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës. Ata akuzohen për sulmin mbi selinë blu më datë 8 janar. 34 persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar, nga të dy palët.
Sot ata kanë dalë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.
Të parët që kanë dalë para Gjykatës janë mbështetësit e Sali Berishës, të cilët nuk e kanë fshehur as në seancë përkrahjen ndaj liderit historik të PD. Me dy gishtat lart ata brohorasin “Basha ik”. Mes tyre shihet dhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.