Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Më duket tallje", Valbona Selimllari "ndryshon mendje" mbi imitimin e Xhemi Shehut!

Shkruar nga Newsbomb
"Më duket tallje", Valbona Selimllari "ndryshon mendje"

Valbona Selimllari para disa ditësh deklaroi se nuk i pëlqen që imitohet nga Xhemi Shehu. Sipas Valbonës ai nuk është imitim, por një tallje.

Roli i Valbona Selimllari i imituar nga Xhemi është pritur shumë mirë nga publiku, dhe preferohet shumë.

Selimllari në një intervistë një javë më parë u shpreh se ndonëse ka parë vetëm fragmente të shkurtra nuk i pëlqen ta imitojnë.

Pas kësaj deklarate që bëri shumë “zhurmë” në rrjet, kjo e fundit ka folur përsëri në lidhje me këtë deklaratë.

“Xhemin e kam zemër, a jeni normal?! Unë nuk kam asgjë me Xhemin. Përse duhet të kem unë diçka me Xhemin? Mua nuk më pëlqen të imitohem, por nuk e kam në marrëdhënie me Xhemin. Edhe ajo e di vetë që nuk kam asgje më të”, - ka thënë Valbona.

“E para Xhemi e ka shumë të qartë që e kam shumë xhan, e dyta për të gjithë ata që janë keqkuptuar nuk kam asgjë me Xhemin. Nuk më pëlqen të imitohem se kështu është natyra ime. Unë jam natyrë që edhe shakatë pranoj me vështirësi. Unë e kam zemër se është e bukura e dheut. Madje jam e kënaqur që më imiton ajo se është kaq e bukur.” – shtoi Selimllari ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese